E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia do të ndërpresë furnizimet me gaz në Finlandë, raporton CCN.

“Duke filluar nga e shtuna dhe gjatë sezonit të ardhshëm veror, Gasum do të furnizojë klientët e saj me gaz natyror nga burime të tjera. Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndërpriten, duke vënë në dukje se kompania është “përgatitur me kujdes për këtë situatë”, u bë e ditur nga firma shtetërore në një njoftim për shtyp.

CEO i Gasum, Mika Wiljanen tha se “me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit, ne do të mund të furnizojmë të gjithë klientët tanë me gaz në muajt në vijim”.    

Të martën, firma e gazit tha se nuk do të paguajë për gazin rus në rubla ose nuk do të përdorë skemën e propozuar të pagesave të Gazprom për gazin. Në një deklaratë, kompania tha se negociatat mbi një kontratë afatgjatë të gazit me Gazprom ishin në mosmarrëveshje dhe se po e çonte Gazprom në arbitrazh për të provuar dhe zgjidhur çështjen. 

Finlanda, së bashku me Suedinë, kanë paraqitur aplikime për t’u bërë pjesë e NATO-s në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila shkaktoi shqetësime për sigurinë në të gjithë rajonin. Ministria e jashtme e Rusisë ka paralajmëruar se Rusia “do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër” nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës.

Finlanda ndan një kufi 800 milje të gjatë me Rusinë.

Rusia javën e kaluar ndërpreu energjinë elektike për Finlandën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›