E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten me 10 përqind çmimet e ilaçeve

Çmimet e ilaçeve do jenë nga sot 10 % më të shtrenjta. Nga sa pohojnë farmacistët në kryeqytet llogaritja e çmimit do të bëhet nga vetë ata bazuar në çmimin e mëparshëm i cili është i vendosur në pullën e sigurisë.

Kjo do të vlejë vetëm për ilaçet të cilat janë aktualisht në gjendje ndërsa për furnizimet e reja, pullat e emetuara do të kenë të përfshirë edhe TVSH-në në 10%.
 

Sa i përket importuesve, atyre tashmë u ka shkuar udhëzimi për menyrën si do faturojnë ilacet që kanë në magazinë.
 

Ndërkaq ministria e Fianancave ka argumentuar që me marrjen e vendimit se vendosja e TVSH-së jo vetëm që do të ulë abuzimet e bëra deri tani me çmimet, por nuk do sjellë asnjë kosto tjeter për qytetarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›