E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot regjistrimi i kërkesave për punë në Itali

31/01/2011  Për vendin tonë 4500 kuota, procedura dhe hapat që duhen ndjekur për aplikimin online në www.interno.it

Shqiptarët me qëndrim të rregullt në shtetin italian mund të paraqesin kërkesat për familjarët e tyre

Nis sot zyrtarisht regjistrimi i kërkesave për shtetasit e huaj që duan të punësohen në Itali gjatë këtij viti nëpërmjet programit të dekret flukseve që konfirmon hyrjen e 100 mijë punonjësve në këtë vend, nga ku do të përfitojnë edhe 4500 shqiptarë. Duke filluar nga mëngjesi i ditë së sotme, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane, www.interno.it, është aktivizuar programi specifik, ku punëdhënësit do të detajojnë kërkesat për kategoritë e punonjësve që duan të marrin e më pas në oraret e përcaktuara do të nisë plotësimi. Gjithashtu pritet që të ketë edhe një komunikim të Ministrisë sonë të Punës, cila do të japë udhëzimet specifike në lidhje me detajet që qytetarët shqiptarë duhet të plotësojnë për të përfituar nga ky program. E rëndësishme

është të dihet se për të paraqitur një kërkese të vlefshme duhet të plotësohen modulet e duhura, të cilat janë shkarkuar në faqen përkatëse në seksionin e regjistrimit të parashikuara për dekret flukset. Kjo do të thotë se në varësi të llojit të vendit të punës (punonjës shtëpiak, i varur në profesione të caktuara, konvertimin e lejeve të studimit për punë e kështu me radhë), klasifikohet edhe moduli që duhet plotësuar.

Kërkesat për punësimin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por praktikisht edhe ata që jetojnë në Itali pa leje qëndrimi duhet të paraqiten duke filluar nga dita e sotme në linjën e përcaktuar. Ndërsa shqiptarët që do të kërkojnë konvertimin e lejes së qëndrimit duhet të paraqesin kërkesën më 3 shkurt 2011 po në këtë adresë. Sistemi i dërgesës do të bëhet on-linë. Meqenëse kuotat caktohen duke respektuar rendin kronologjik, është themelore që kërkesa të dërgohet sa më shpejt, ditën e caktuar, me shpresë që të futet në kuota para se ato të mbarojnë. “Për shembull, në vitin 2007 kuotat e vëna në dispozicion mbaruan brenda 15 minutave pas fillimit të orarit të vendosur për dërgimin e kërkesave (ora 8:00)”, - pohojnë specialistët. Gjithashtu, sipas specifikimeve të bëra edhe një emigrant shqiptar që ndodhet me qëndrim të rregullt në Itali (e faktuar kjo nga dokumentacionet përkatëse kur disponon lejeqëndrimin), njësoj si një shtetas italian, mund të punësojë dikë tjetër për bashkëpunëtor familjar apo në një tjetër profesion të caktuar, mjaft që të përmbushë kushtet e tjera si ato të të ardhurave. Madje, asgjë nuk ndalon që të kërkojë punësimin edhe të një familjari. Emigranti në këtë rast mund të paraqesë kërkesën për punësimin e një të huaji tjetër, edhe nëse është në pritje të përtëritjes së lejes së qëndrimit apo të kartës së qëndrimit. Ndërkohë që punëmarrësi italian duhet të shkarkojë kontrata e rregullta të punës. Kontrata e punës që paraqet punëdhënësi italian duhet të parashikojë një orar jo më të paktë se 20 orë në javë dhe pagesa mujore minimale e garantuar është ajo e parashikuar nga kontrata kolektive kombëtare përkatëse, që ndryshon sipas kategorisë dhe profilit të punës së punonjësit. Gjithashtu punëdhënësi është i detyruar të sigurojë një banesë të përshtatshme (edhe shtëpinë e vet), të vërtetuar nga certifikata përkatëse.

Me shume ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›