E Diel, 1 Nëntor 2026

Fate Velaj keshilltari i kryeministrit per diplomacine kulturore

Fate Velaj do te jete keshilltari i kryeministrit te ardhshem Edi Rama per diplomacine kulturore. Njoftimi eshte bere nga vete kryesocialisti ne rrjetin social facebook ku Rama shkruan se Fate Velaj, u nderua para dy vitesh nga Presidenti i Parlamentit Europian me çmimin prestigjioz të Qytetarit Europian. "I ikur si shumë të tjerë nga Shqipëria në kërkim të Tokes së Premtuar, ky shqiptar emigrant nga Vlora bëri me jetën e tij prej endacaku ëndërrimtar nëpër Europe, nje histori suksesi mes artit, kulturës e politikës-shkruan Rama. Sipas tij, Fate Velaj është organizator i shumë ngjarjeve kulturore nëpër Europë që kanë prekur vëmendjen e politikës si dhe një prej promotorëve më shembullorë të imazhit pozitiv të Shqiperisë.
Fate Velaj eshte diplomuar ne Universitetin e Arteve të Aplikuara ne Vienë për Menaxhim Arti e Kulture.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›