E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten pagat e mjekëve të familjes, 57 mijë deri në 84 mijë lekë

Zbardhet tabela me të gjitha pagat sipas kategorive, përfitojnë 9300 punonjës

Pagat e mjekeveTashmë me rritjen e fundit të pagave, një mjek familje në Shqipëri do të paguhet mesatarisht 57 mijë lekë deri në 84 mijë lekë të reja në muaj, sipas zonës ku punon dhe funksionit që ka. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore bëri publike dje pagat e reja sipas kategorive. Në zbatim të politikave të Qeverisë për rritjen e pagave të personelit shëndetësor,  Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi dje vendimin për rritjen mesatare të pagave me 3.1% për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, thuhet në njoftimin për shtyp.

Rritja  

Kështu rritja më e lartë është parashikuar për mjekët të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë, ndërsa për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 65.335 lekë në 67.335 lekë të reja. Sa i përket mjekëve që punojnë në zonat malore, paga ishte 83.335 lekë të reja, dhe tashmë bëhet 84.335 lekë. Pra, një mjek në zonën qendrore që mbulon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 57.335 lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore rreth 84.335 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1600 mjekë familje me një efekt financiar 5/mujor rreth 17.8 milion lekë.

Mjekët specialistë

Edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore ndryshojnë vetëm në elementin e pagës për pozicion, në vlerë absolute 1.300-1.500 lekë në muaj. Paga mujore bruto e mjekut specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 54.800 lekë në 58.000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 327 mjekë specialistë me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, prej rreth 2.9 milion lekë.

Infermierët

Paga e personelit të infermierëve në total pëson një rritje që varion nga 2.33-4.23 %. Nga 15 korriku pagat mujore bruto të infermiereve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë deri në 37.000 lekë, e infermierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 41.500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, në paga e sigurime rreth 54.7 milion lekë.

Personeli tjetër

Krahas mjekëve dhe infermierëve pagat janë rritur edhe për personelin ekonomist dhe personelin tjetër (sanitarë, shoferë etj). Gjithsej për rreth 672 punonjës, është parashikuar një rritje mesatare e pagave nga 2% në 5.25%, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, rreth 5.5 milion lekë. Në total për shërbimin parësor, përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milion lekë. Efektet financiare mbulohen nga buxheti i miratuar nga KA për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor qysh në fillim të vitit 2013 dhe kjo rritje nis që nga data 15 korrik 2013. Sipas Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, rritja e pagave është dyfishuar për mjekët dhe infermierët vetëm gjatë viteve të fundit, duke arritur maksimalisht deri në 84 mijë lekë të reja.

 

Tabela me rritjen e pagave

Kategoria e mjekëve         paga (ishte)  paga (bëhet)

1. Mjekët në zonat qendrore    55.335 lek렠 57.335 lekë

2. Mjekët në zonat kodrinore   65.335 lek렠 67.335 lekë

3. Mjekët e zonave malore      83.335 lek렠 84.335 lekë

4. Mjekët specialist렠        54.800 lek렠 58.000 lekë

5. Infermierët me gjimnaz                    37.000 lekë

6. Infermierët me universitet              41.500 lekë

7. Personeli ekonomist etj. rritja është 2% deri në 5.25%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›