E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten pagat në ndërtim me 23% dhe shtohen 2,200 punonjës të deklaruar

Sipas Administratës Tatimore, gjatë qershorit 2026 janë rritur edhe kontributet dhe të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi, ndërsa Plani Operacional në sektorin e ndërtimit do të vijojë.

Zbatimi i Planit Sektorial në sektorin e ndërtimit po jep rezultate konkrete, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Administrata bën me dije se formalizimi i sektorit po reflektohet në rritjen e numrit të punonjësve të deklaruar, pagave, kontributeve dhe të ardhurave nga punësimi.

Sipas të dhënave të publikuara, në qershor 2026, krahasuar me qershorin 2025, paga bruto është rritur me 23%, kontributet me 25%, ndërsa të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi janë rritur me 49%. Po ashtu, numri i punonjësve të deklaruar është shtuar me 2,200.

Administrata Tatimore njofton se do të vijojë zbatimin e Planit Operacional të Ndërtimit, me synimin për të rritur më tej formalizimin në këtë sektor

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›