Rriten rastet me kancer nën 50 vjeç, mjekët: Mund të përparojë nga stili i jetesës

Nga viti në vit po zbulohen gjithnjë e më shumë raste të kancerit tek moshat nën 50 vjeç . Konstatimi shqetësues ka prekur mbarë botën përfshirë edhe vendin tonë ku mjeket onkologë po shikohen gjithnjë e më shumë me moshën e re të pacientëve me tumor.
Studimet shkencore fajësojnë stilin e jetesës i cili ka me tepri ekspozimin ndaj faktorëve karcinogjen si ushqimi, duhani, alkooli, përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe çrregullimet e gjumit po ulin çdo ditë vigjilencën tonë imunitare dhe po na ekspozojnë më shumë ndaj tumoreve.
Por ashtu siç po shihet rritje e rasteve tek moshat e reja , po aq po bie edhe vdekshmëria thonë mjekët pasi diagnostikimi i hershëm jep mundësi për rezultate më të mira në terapi.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/