Rriten temperaturat uletnumri i zonave te izoluara
Te tjera rreth shkrimit FOTO - Veliaj e Peleshi japin ndihma Olli Hapen te gjitha akset kombetare Nishani Disa komuna jane ende te bllokuara
TIRANE - Me pushimin e reshjeve te debores dhe punen e panderprere te strukturave te Emergjences Civile eshte permiresuar ndjeshem situata ne vend. Sipas Zyres se Emergjences Civile numri i komunave qe jane te bllokuara nga debora ka ardhur ne renie. Momentalisht probleme ka ne vetem 14 komuna kryesisht ne veri te vendit ku po punohet per lidhjen e tyre me akset rrugore kombetare. Ndersa situata e krijuar nga reshjet e shumta te debores po shkon drejt permiresimit dhe kur nje pjese e akseve rrugore ane te kalueshme operacionet per zhbllokimin e akseve ne keto zona vazhdojne.Pas dimrit te ashper ngritja e temperatures ka shkaktuar shkrirjen e shpejte te debores. Ne qarkun e Kukesit temperatura ne oret e nates luhatet nga 1-6 grade Celsius gje qe ka sjelle shkrirjen e debores edhe gjate nates.
NISHANI NE HAS
Ministri i Brendshem Bujar Nishani ishte sot ne rrethin e Hasit ku ka ndjekur nga afer situaten e krijuar ne verilindje te vendit pas reshjeve te shumta dhe te panderprera te debores te rena gjate ketyre diteve.
Ne takimin e zhvilluar mesditen e se martes me autoritetet vendore ne komunen Golaj ne rrethin e Hasit kreu i ministrise se Brendeshme Nishani u njoh me situaten e krijuar atje si dhe punen e bere per normalizimin dhe perballimin e emergjencave te krijuara. Ministri Nishani beri edhe nje vizite ngushellimi ne familjen e Isa Qarrit ne fshatin Qarr te komunes se Golaj i cili humbi jeten per shkak te te ftohtit megjithe angazhimin e strukturave shteterore per te shpetuar si jeten e tij ashtu edhe te personit tjeter qe u bllokua nga debora se bashku me te.
aq/shqiptarja.com