E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashegimia e 20 shkurtit

Data 20 shkurt ka zene tashme vend ne kujtesen tone publike. Gjate diteve te 18-20 shkurtit 1991 mstudentet e Universitetit hyne ne greve urie ne shenje proteste ekstreme ndaj bashkejeteses midis pluralizmit e diktatorit per ndarje finale e perfundimtare nga simbolet dhe trashegimia negative e komunizmit. Me studentet u bashkuan shumica qytetare ne Tirane Durres Vlore Korce Shkoder e Gjirokaster dhe kudo u rrezuan shtatoret e diktatorit. Para 20 shkurtit zyrtarisht Shqiperia ishte ne demokraci pluraliste por de facto pak gjera kishin ndryshuar. Regjimi nxori nje ligj per mbrojtjen e shtatoreve te diktatorit opozita ne shkembim te shtyrjes se zgjedhjeve e pranoi oferten dhe bashkepunimin e regjimit ne ikje. Me pak ndryshim midis tyre dy palet u ndodhen ne nje ane studentet ne anen tjeter. Bilanci dihet. Diktatori ra regjimi provokoi perplasje civile palet me consensus mbyllen universitetet dhe zgjedhjet u kontrolluan nga PPSH duke shtyre jo vetem kalendarikisht nje vit rotacionin e sistemit politik. 8 dhjetori rrezoi partine ndash shtet dhe friken 20 shkurti e jetesoi pluralizmin politik dhe riktheu lirine qytetare
te humbur rreth 4.5 dekada me pare. Per keto arsye simbolika e 20 shkurtit eshte e jashtezakonshme. Sa me madheshtore te jete nje date aq me shume politika dhe publiku sidomos politika e publiku shqiptar jane te pritur te perfitojne prej madheshtise. Keshtu ka ndodhur me 8 dhjetorin keshtu vijon te ndodhe edhe me 20 shkurtin.
Gjithkush ka te drejte te reflektoje eshte ata qe ishin me studentet edhe ata kunder tyre. Sot shumekush e kujton 20 shkurtin jo me syte e mendjen e atyre diteve por me syte e mendjen e sotme. Dhe diferenca eshte e madhe. Te lexosh median apo te hapesh ekranet televizive sot te krijohet pershtypja se te gjithe 3.2 milion shqiptare e bene greven e urise dhe rrezuan bustin e Hoxhes.
Edhe ata qe ishin ne qeveri edhe ata qe i sherbyen regjimit edhe ata qe ishin ne paradhomat e regjimit edhe ata qe krijuan e drejtuan Vullnetaret e Enverit edhe ata qe pas greves na arrestuan dhe na mbyllen ne birucat e degeve te puneve te brendshme edhe ata qe teorizuan prinderit tane per tradhtine e femijeve edhe ata qe per shkak te moshes natyrore ishin diku midis kopshtit fillores apo gjimnazit. Te gjithe duan te jene aty. Dhe le te jene. Koha e ben seleksionimin dhe nxjerr te vertetat. E kaluara dhe e verteta nuk blihen me pushtet dhe as para me historine te paguar dhe as me nje armate servilesh qe i sherbejne cdo sistemi. 20 shkurti meriton nderim. Secili pjesemarres i asaj greve eshte krenar per ate qe beri megjithese historia e tregua mosmirenjohese gati edhe cinike. Diktatori ra por mentalitetet sjelljet dhe modelet e tij politike mbeten vetem sa u shperndane ne dhjetera parti e shoqata ne institucione e media. Diktatori u terhoq zvarre por imituesit e tij kane 20 vjet qe mbajne peng jeten politike partite vendimmarrjen votat e vullnetet qytetare biznesin dhe kanalet e komunikimit publik. Produkti i tyre konkret eshte nje Shqiperi e fundit ne OSBE ne KE neNATO dhe sic duket e fundit ne BE e fundit ne standardet demokratike dhe shume larg endrres studentore te viteve 1990-91. Shqiperia politike e vitit 2012 ka sot dhjetera deputete e ministra vendimmarres ish-nenshkrues te nismes per lufte civile te njohur si Vullnetaret e Enverit por nuk ka asnje ish te perndjekur direkt politik ka qindra zyrtare te larte qe kane frike nga e kaluara e tyre por nuk ka hapur as dosjet dhe as arkivat dhe me ndihmen e ketyre grupeve po humb kujtesen dhe memorien historike. Shqiperia e sotme me kete ushqim qe ka gatuar ne 21 vjet e ka te pamundur ate qe sot beri Gjermania - konsensusin politik per nje kryetar shteti disident dhe antikomunist intelektual qytetar dhe krenar per te shkuaren e tij. Ndaj 20 shkurti rrezoi shtatoren friken simbolet komuniste - copat e te cilave nuk u hodhen ne koshin e historise por fatkeqesisht u shperndane midis nesh dhe akoma sot vijojne te mbajne peng shtetin shoqerine.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›