Dhuna në familje, gratë protestë para kryeministrisë
TIRANË- Një grup shoqatash ngrihen sot në protestë para kryeministrisë, kundër dhunës në familje.
Në orën 11:00 organizatat e shoqërisë civile do të kërkojnë që Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi të shpejtojë, duke vendosur një vepër penale të posaçme në Kodin Penal, që të dënojë dhunën sistematike që shkel dinjitetin dhe personalitetin e anëtarëve të familjes, në mënyrë të veçantë të grave dhe fëmijëve.
Pavarësisht nismave kundër diskriminimit, një femër ndihet ende në dilemë nëse duhet të rrijë në shtëpi apo të ndjekë karrierën. Pabarazia gjinore dhe dhuna në familje, ende mbeten shqetësim edhe pse strategjitë nuk mungojnë, ndaj gratë kërkojnë zbatimin e tyre.
(el.me/BalkanWeb)