Rriten tendosjet politike në Ukrainë

Opozita po i akuzon zyrtarët e zgjedhjeve për mashtrim në zgjedhjet e 28 tetorit dhe për favorizim të partisë në pushtet të presidentit, Viktor Yanukovych.
Në Kiev zyrtarët e opozitës kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të bëjnë rinumërimin e votave në 13 distrikte zgjedhore.
Zyrtarët e zgjedhjeve ofruan që të bëhet përsëritja e votimit në pesë nga distriktet e kërkuara.
Arseny Yatsenyuk, lider i opozitës së bashkuar, e refuzoi këtë ofertë, duke thënë se opozita dëshiron një rinumërim të votave, e jo përsëritje të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton, u bëri thirrje zyrtarëve ukrainas që t’i lëshojnë sa më shpejt rezultatet finale të zgjedhjeve, të cilat duhet të reflektojnë vullnetin e vërtetë të votuesve të Ukrainës.