E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini e meritonte Topin e Artë

Legjenda braziliane Ronaldo mendon se ish mbrojtësi i Milanit dhe Italisë, Paolo Maldini ishte lojtari më i mirë që nuk e ka fituar ndonjëherë Topin e Artë.

Ish futbollisti brazilian e kishte fituar këtë trofe tri herë, në vitet 1996, 1997 e 2002, ndërsa mendon se së paku një herë shtylla e mbrojtjes së Rossonerëve është dashur ta fitojë atë.

“Gjithmonë e kam pasur vështirë kur e kam fituar këtë trofe dhe kam qenë mbi Maldinin. Ai ishte mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur në karrierë. Ai definitivisht e meritonte këtë trofe, por ndonjëherë kriteret nuk funksionojnë si duhet”, deklaroi Ronaldo për FIFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›