BE: Ministrat e Financave mbrojnë masat e kursimit

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë mbrojtur sot masat e kursimit si mënyrë e domosdoshme për të përballuar krizën e borxheve në rajon.
Shkurtimet e buxhetit "janë të domosdoshme për shkak se kemi nevojë të rritemi ekonomikisht më mirë, dhe të reduktojmë defiçitin në mënyrë që të paguajmë për mirëqenien e shtetit", tha ministrja spanjole e Financave, Elena Salgado në takimin e ministrave në Godollo të Hungarisë.
Liderët e BE-së i kanë përcaktuar masat e kursimit si gurthemel të përpjekjeve për të forcuar ekonominë e unionit përkundër protestave popullore lidhur me shkurtimet e shpenzimeve të buxhetit.