E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i ri gjerman takon Nishanin, dorëzon letrat kredenciale

ambasadori-gjermanTiranë- Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Hellmut Hoffmann, i cili ka paraqitur letrat kredenciale me rastin e detyrës së re ku zëvendëson Carola Müller-Holtkemper, të cilës i ka përfunduar mandati më 1 korrik.

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, Hellmut Hoffmann shërben në Ministrinë e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë prej vitit 1982. Katër vitet e fundit ai ka qenë drejtues i Përfaqësisë së Përhershme të Gjermanisë pranë Konferencës së Gjenevës për Carmatimin.

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera,- tha Ambasadori Hoffmann gjatë bisedës me Presidentin Nishani.
Të dyja palët angazhohen për një bashkëpunim në partneritet të ngushtë në funksion të thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›