Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Berisha: Homazhe për veprat e tyre
Tiranë- Kryeministri në largim, Sali Berisha, e ka cilësuar sot Ditën Ndërkombëtare të Rinisë si një homazh për rininë.
Sipas tij falë tyre u ndërtua Shqipëria dhe u kthye dinjiteti i munguar. Duke shtuar se rinia qëndron në krye të përpjekjeve për ndërtimin e demokracisë në vend.
Homazhe per rinine dhe vepren e saj! Te dashur miq, sot eshte Dita Nderkombetare e Rinise. Kjo dite eshte nje homazh per te rejat dhe te rinjte. Ata, me guximin, intelektin, idete, talentin, endrrat dhe pasionin e tyre kane ndertuar lirine dhe dinjitetin njerezor si dhe Shqiperine dhe boten. Pavaresisht nga veshtiresite, ne shqiptaret jemi komb i lumtur sepse ne jemi kombi me i ri ne Europe. Rinia beri te lire kombin, i ktheu shqiptareve te shtypur dhe te pushtuar dinjitetin e munguar. Ajo ishte dhe kurdohere eshte ne krye te perpjekjeve tona per ndertimin e vlerave te lirise dhe demokracise. Zoti i bekofte te rejat dhe te rinjte shqiptar!!,- tha Berisha nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.