E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati ballkanik i volejbollit ne plazh

Shqipëria nuk do të luajë në asnjë finale të Kampionatit Ballkanik U-20 për volejbollin e plazhit që po zhvillohet në Tiranë.
Dyshja e meshkujve Duka – Qepa dhe ajo për femra Kurti – Lala arritën deri në gjysmëfinalet e këtij turneu pa mundur të kualfikohen për më tej.
Volejbollistët shqiptarë humbën sfidat e tyre, ndërsa do të vazhdojnë garimin vetëm për vendin e tretë dhe të katërt.
Shqipëria mori pjesë në këtë kompeticion me gjashtë çifte për meshkuj dhe për femra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›