Braçe: Arka e shtetit është bosh, Guvernatori Fullani financoi fushatën e Berishës
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar gjendjen kritike në të cilën ndodhet buxheti i shtetit. Sipas Braçes, arka e shtetit është bosh. Ai ka akuzuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, se ka financuar fushatën e Berishës, duke paguar çdo qindarkë të marrë borxh nga Berisha.
“Në 6 muajt e vitit të ikjes, veçmas në Mars, Prill, Maj, Berisha nuk mblodhi:
130.000.000 dollarë të ardhura tatimore!! (Paratë ju falen klientëve të Sali Berishës për nevoja elektorale)
Në 6 muajt elektorale, veçmas në Mars, Prill, Maj, Berisha mori:
380.000.000 dollarë borxh dhe e çoi në këtë nivel deficitin e brendshëm (është 155 milionë dollarë me shumë se plani).
Paratë e marra borxh, u përdorën për shpenzime elektorale, “investime”: 122 milionë dollarë në mars- prill, 80 milionë dollarë në prill- maj, 67 milionë dollarë në maj- qershor. Në total: 269.000.000 dollarë të paguara në vetëm 3 muaj.
Një pyetje e rëndësishme endet në ajër e përplaset me surratin e Berishës: Çfarë u ndërtua në 3 muaj me këto para?
Në anën tjeter, të kthehemi tek arka bosh.
Paratë u moren borxh në shumicë nga marsi në qershor: 94 milionë dollare në mars- prill, 91 milionë dollarë në prill- maj, 88 milionë dollarë në maj- qershor. Totali 273.000.000 dollarë borxh për tre muaj.
Në 6 muaj huamarrja e brendshme është sa 91% e planit vjetor!!
Për 6 muajt e tjerë kanë mbetur vetëm: 28 milionë dollarë!!
Banka e Shqipërisë, Guvernatori i saj e lejoi dhe pagoi qindarkë më qindarkë nevojën elektorale të Qeverisë së Sali Berishës për të marrë borxh!!
Nuk i tha atë qe e detyronte ligji ta bënte: NDAL!
Në mënyrë të përseritur ai “bashkëpunoi” dhe pagoi shpenzimet elektorale tëe Sali Berishës, deri në qindarkën e fundit, por me paratë e popullit.
Lexoni edhe këto shifra:
Në 2009-tën, viti i zgjedhjeve politike, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit:293.000.000 dollarë;
Në 2010-tën, viti normal, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit: 124.000.000 dollarë;
Ne 2011-tën, viti i zgjedhjeve lokale, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit:228.000.000 dollarë;
Në 2012-tën, viti normal, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit: 128.000.000 dollarë;
Në 2013-tën, viti i zgjedhjeve politike, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit:380.000.000 dollarë.
Ka bashkëpunuar me qeverinë në çdo vit zgjedhjesh.
Ky është viti kur ka qenë më bashkëpunues se kurrë.
Ky është viti kur u hodh me kokë!!
Por, ky është shpërdorimi më i madh i pushtetit të Bankës së Shqipërisë deri në varësi totale ndaj qeverisë”, shprehet deputeti socialist.