Rritet në 21 numri i të vrarëve në Odesa, Zelensky: Një akt terrorist

Numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse në Odesa është rritur në 21. Ndërsa e ka konsideruar sulmin një akt terrorist Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se ishte i qëllimshëm nga Rusia, raporton BBC.
“Ky ishte një sulm me raketa në shënjestër, një akt terrori i kryer nga Rusia, le ta themi troç, kundër qyteteve dhe fshatrave tona, kundër njerëzve tanë, të rriturve dhe fëmijëve”, tha Zelensky.
Sipas shërbimit shtetëror të emergjencës, 21 persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë dhe 39 u plagosën në një sulm me raketa në fshatin Serhiyivka.
/rtsh.al/