E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministri Lavrov vizitë në Bjellorusi: Rendi i ardhshëm botëror është në rrezik

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë vizitës së tij në Bjellorusi ka deklaruar se rendi i ardhshëm botëror është në rrezik.  Sipas The Guardian, Lavrov u shpreh se mbështet respektimin e pakushtëzuar të ligjit ndërkombëtar.

“Rendi i ardhshëm botëror është në rrezik. Ne do të kthehemi në origjinë dhe do të respektojmë në praktikë parimet e kartës së OKB-së, mbi të gjitha parimin e barazisë sovrane të shteteve, ose përndryshe bota do të zhytet në kaos për një kohë të gjatë. Zgjedhja jonë është e qartë: Ne mbështesim respektimin e pakushtëzuar të ligjit ndërkombëtar. Ne do ta mbajmë këtë qëndrim së bashku me aleatët tanë bjellorusë dhe partnerët tanë të tjerë të shumtë të ngjashëm, të cilët ndajnë këto qasje, gjë që u konfirmua gjatë samitit të fundit të Brics dhe në dokumentet përfundimtare të miratuara në këtë samit”, tha Lavrov.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›