E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, familja ngrys ditët në barake, 6 fëmijë pa shkollë dhe ushqime

MAT- Gjendja social-ekonomike e shumë familjeve, kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë, të cilët ndodhen në kufijtë e varfërisë, por ndikon ndjeshëm edhe në tek fëmijët të cilët po rriten në të tilla kushte. Një ndër familjet që lutet cdo ditë për të siguruar bukën e gojës është edhe ajo që drejtohet nga Asllan Meta, në Komunën Baz të Matit.

Kushtet në të cilat jetojnë 8 pjesëtarët e kësaj familjeje të kujtojnë vuajtjet e shekullit të të kaluar ndërsa baraka në të shembur është një tjetër kërcënim, për ta.
Sipas kryefamiljarit familja jeton vetëm me 7 mijë lekë ndihmë sociale nga Komuna ndërkohë që ai ende t për të gjetur një punë, por kjo është e pamundur për të.

“Vetëm këtë dhomë kam, nuk kam asnjë lloj të ardhme , jemi shumë të varfër. Asnjë fëmijë nuk kam dërguar në shkollë. Pasi nuk kam me cfarë ti dërgoj. Nuk kam mundësi, se nuk di cfarë të bëj me para, a të marr thesin e mielli, apo shishen e vajit, nuk kam se cfarë të bëj me vdek”, shprehet kryefamiljari i rrethuar nga fëmijët në mes të hallit.

Gjendja ekonomike, e kësaj familje ka dënuar 6 fëmijët që të mos fillojnë shkollën për shkak të pamundësisë për të vlerë mjet4et dhe tekstet shkollore.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Mat, familja ngrys ditët në barake, 6 fëmijë pa shkollë dhe ushqime

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›