E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Sonilës në diskoautori një 34 vjeç nga Tropoja

Të tjera rreth shkrimit Krimi në orët e para të së shtunës/ VD DC, disko ku shkojnë dhe gjykatësit TIRANE - Policia deklaron sot se ka identifikuar autorin e krimit dhe është shpallur në kërkim. Ai është Artur K. 34 vjeç nga Tropoja me banim në Durrës. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për vrasjen e balerinës 26- vjeçare Sonila Tafa në orët e para të mëngjesit të së shtunës, (6 prill) në hyrje të diskotekës "Dream City" pranë mbikalimit të Kamzës, disa km larg Tiranës.

Gazeta Shqiptarja.com (print) shkruan sot se vajza gjeti vdekjen nga një plumb në kokë, ndërsa ndërsa shenjestra ka qenë miku i saj, me të cilin ajo edhe bashkëjetonte.  Sonila me një grup miqsh, prej 5-6 vetash kishin shkuar të festonin natën e të premtes në një diskotekë në periferi të Tiranës.

26-vjeçarja është qëlluar me plumba automatiku, në orën 03:00 të mëngjesit të së shtunës, teksa ishte duke dalë nga dera e jashtme e diskotekës, së bashku me të dashurin dhe shoqet e saj. Pikërisht në këtë moment, një breshëri autmatiku është dëgjuar nga dritarja e një makine dhe më pas, mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim ende të paditur. Burime nga policia e Tiranës, bënë të ditur dje, se mendohet që kanë qënë dy persona që kanë marrë pjesë në krim, të cilët u kanë ngritur pritë, në dalje të diskotekës.

Burime nga policia thanë se janë identifikuar autorët dhe po vazhdon puna për arrestimin e tyre. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme 50 persona u shoqëruan në cilësinë e dëshmitarit, dhe deri mbrëmjen e djeshm nuk ka pasur asnjë të ndaluar.

GËZHOJAT DËRGOHEN PËR EKZAMINIM

Në vendgjarje janë sekuestruar vetëm gjashtë gëzhoja të automatikut, të cilat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore. ndërkohë që nga kqyrja e trupit të pajetë të 26-vjeçares, ekspertiza konstatoi se balerina është vrarë me 2 plumba, ku njërin e ka marrë në kokë dhe tjetrin në trup. Gjatë ditës së djeshme, disa prej familjarëve të Sonila Tafës, u shprehën se në atentat është plagosur dhe një vajzë tjetër, shoqe me Sonilën, por që një gjë të tillë strukturat e policisë nuk e kanë konfirmuar.

CFARE NDODHI NE DISKO
Viktima Sonila Tafa (Dervishi), ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve, për balet dhe koreografi. 26-vjeçarja sipas burimeve të policisë, nuk ka qënë balerinë në diskotekën “Dream City”, por në këtë klub nate, viktima ka qënë si kliente së bashku me të dashurin e saj, dhe katër vajza të tjera. Pasi kanë qëndruar disa orë nën shoqërinë e tingujve të muzikës, miku i Sonila Tafës, ka filluar një debat me disa persona të tjerë, të cilët herë pas here ngacmonin gjatë kërcimit, të dashurën e tij Sonilën, por edhe vajzat e tjera, të cilat nuk ndodheshin vetëm, por të shoqëruara me meshkuj të tjerë.

Nisur nga kjo situatë, mes dy tavolinave ka lindur një debat, që më pas është shoqëruar me përplasje fizike mes të pranishmëve. Nisur nga kjo situatë, kanë ndërhyrë rojet e sigurisë të diskotekës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e konfliktit. Për të lënë të qetë klientët e tjerë, truprojet kanë vendosur të nxjerin jashtë të dyja palët, me argumentin se ishin persona të padëshirueshëm në diskotekë, pasi krijonin gjëndje kaotike dhe shqetësonin klientët e tjerë. Për pasojë, të parët që kanë dalë kanë qënë autorët e krimit, të cilët janë larguar me shpejtësi nga diskoteka dhe se kanë shkuar të marrin një automatik. Pasi kanë marrë armën e krimit, autorët janë pozicionuar afër daljes së jashtme të diskotekës dhe kanë qëndruar aty në pritje deri në momentin e daljes së mikut të Sonila Tagës dhe grupit të vajzave që shoqëronin çiftin. Sapo ata kanë dalë në derën e jashme, një breshëri atomatiku është dëgjuar rreth orës 03:00 në zonë. Menjëherë autorët janë larguar me makinë në drejtim të paditur.

Redaksia online
(Granit Sokolaj, sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›