E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritet numri i divorceve në Kukës, shkak emigracioni dhe kushtet ekonomike

Vijon të jetë në rritje numri i divorceve në Kukës, ku sipas të dhënave nga muaji janar deri në shtator janë 140 kërkesa pranë gjykatës së rrethit.

49 prej tyre kane përfunduar në zgjidhje të martesës. Avokatja Aurora Guska thotë se faktor kryesorë mbetet emigrimi, si dhe kushtet e vështira sociale-ekonomike.

Një tjetër problematikë e identifikuar nga avokatja është divorci mes prindërve që kanë fëmijë dhe përcaktimi i kujdestarisë së tyre.

Sipas referimeve nga shërbimi social, Bashkia Kukës ka raste kur shkak për zgjidhjen e martesës është dhuna.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›