Shkolla “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ofron mbështetje financiare

Pas shkollës “Dituria” në Komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës do të kontribuojë edhe për një shkollë tjetër të luginës së banuar nga shqiptarë, atë në Bujanoc, e cila mban emrin e Naim Frashërit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin, të cilët folën jo vetëm për këtë projekt, por edhe për fusha të tjera të përbashkëta, në të cilat po bashkëpunojnë dy qytetet.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani shprehu mirënjohjen e tij për këtë mbështetje dhe bashkëpunimin e Tiranës me Preshevën.
Pak muaj më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektvendimin për financimin e rikonstruksionit të shkollës “Dituria” në Komunën e Preshevës.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/