E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritet numri i turistëve në Durrës – Të huajt janë të interesuar për trashëgiminë kulturore

Në Durrës janë shënuar shifra të tjera në rritje të turistëve të huaj që vizitojnë qytetin bregdetar.

Për tre muajt e parë të këtij viti ka një rritje të dukshme të turistëve të huaj, thotë Alban Ramohitaj, drejtor i qendrës muzeore Durrës.

Ai shton se gjatë këtij sezoni për turistët që  janë të apasionuar pas trashëgimisë sonë kulturore do të jenë në dispozicion për tu vizituar Termat Romake, Forumi Bizantin, Torra Veneciane, Amfiteatri si dhe Hamami Mesjetar që hapet për hërë të parë pas rikonstruksionit.

Alban Ramohitaj, drejtori i Qendrës Muzeore Durrës u shpreh për RTSH-në se, “duke parë dhe fluksin e shtuar të turistëve në Durrës , të cilët kemi pasur nga janari deri në këtë periudhë pa mbaruar ende muaj mars, mund të themi që kemi një rritje të konsiderueshme të tyre që kanë ardhur në këtë periudhë në qytetin tonë, krahasuar me një vit më parë”

Ndërkaq listës së monumenteve të kulturës dhe historisë i mungojnë edhe këtë vit muzeu arkeologjik dhe shtëpia muze e Aleksandër Moisiut, pasi ende po punohet për zbatimin e projekteve për rikonstruksionin e tyre.

“ Vizitorët që do të vijnë në Durrës do të keni mundësi që të shikojnë nga afër dhe ‘zonave’ romake, Amfiteatri i Durrësit, Torra Veneciane, dhe shumë shpejt do të kemi dhe Hamamin e Durrësit i cili do të jetë i aksesueshme për herë të parë për turistët.-u shpreh Ramohitaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›