Rritet numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë

Fluksi i pushuesve nga Kosova drejt Shqipërisë ka shënuar shifra rekord, për këtë sezon. Vetëm në 24 orët e fundit, kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 15000 persona dhe rreth 3500 automjete.
Ndërkaq që mësohet se numri i personave që kanë kaluar në drejtim të kundërt është 159000.
Po ashtu në këtë periudhë kohore 3500 automjete kanë ardhur nga Kosova në Shqipëri, ndërsa anasjelltas kanë lëvizur 3900 automjete
Burime pranë pikës kufitare të Morinës raportojnë se 90% e këtij fluksi janë shtetas që udhëtojnë për pushime, kryesisht në qytetin e Durrësit.
Tendenca e pushimeve njëditore përbën natyrën kryesore të pushuesve kosovarë.