E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e Bulqizës, “Ora News” në nivelin e 15-të

“Ora News”, ka sjellë pamje rrënqethëse nga fundi i minierës së Bulqizës, ku nxirret kromi. Kamera e “Ora News” ka hyrë në ambientet e minierës, në katin e tretë të saj në nivelin e 15-të, për të demonstruar nga afër kushtet e vështira, në të cilat punojnë çdo ditë minatorët.
Prej 63 vitesh që kur është hapur miniera, asnjë kamer nuk ka shkelur në ambientet ku punohet.
Përmirësimi i kushteve të punës në këtë minierë është një ndër kërkesat e shtruara nga minatorët e Bulqizës, të cilët prej 8 ditësh ndodhen në grevë urie.
Kamera e “Ora News”, ka ndjekur nga afër procesin e punës për kromin, proces ky që zhvillohet disa metra nën tokë. Njëri prej minatorëve, Sali Alliu, ka demonstruar punën e përditshme të tyre, duke u shprehur për pasigurinë e jetesës.
Ndërsa minatorët sot kanë hyrë në ditën e tetë të grevës dhe shprehen mëse të vendosur për të mos e ndërprerë atë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›