SHBA, liderët e Senatit optimistë për marrëveshjen

Lideri demokrat i Senatit Heri Reid, shpreson që marrëveshja e kompromisit mes demokratëve dhe republikanëve do të kalojë në Senat, por sipas tij, për të kaluar kërkohet mbështetja nga të dy partitë.
Pas takimit me senatorët demokratë, Reid u tha gazetarëve se ka marrë sinjale të ndryshme nga homologët, disa prej të cilëve, sipas tij kanë treguar entuziazëm, por të tjerët jo.
Në anën tjetër, lideri republikan i Senatit, Miç MekKonell ka thënë se është optimist për kalimin e marrëveshjes.
“Jemi shumë optimistë”, ka thënë MekKonell.