Rritet pagesa për bujqësi në Divjakë, 2500–3000 lekë për çdo ditë pune

Blerina Bala ka ardhur nga Çerma në Divjake se bashku me djalin për te shkulur karotën. Të dy së bashku paguhen 5 mijë lekë për një ditë punë. Punojnë pa siguracione, por për ta e rëndësishme është të gjejnë çdo ditë punë.
Nikolla dhe Ola Gjeçi, janë punëdhënës dhe këtë herë kanë gjetur punëtor nga Çerma. Nga 2 mijë lekë që ishte një vit më parë, sot ata paguajnë 2500 lekë një ditë pune.
Në sektorin e bujqësisë janë të punësuar kryesisht nga Çerma dhe zonat e fshatrave përreth Divjakës. Pagesat kryhen çdo ditë në dorë, sapo mbaron puna, madje disa raste u jepet edhe vakti ushqimor i drekës.
/RTSH/