E Martë, 3 Nëntor 2026

Produktet bio – Fermerët janë rikthyer tek përdorimi i plehrave organikë

Për të siguruar prodhim sa më natyral e që u jep atyre treg të sigurt, fermerët në Lezhë po përdorin plehra organikë. Kjo i ka çuar edhe drejt reduktimit të kostove. Lazër Doda na tregon përvojën e tij.

Eksperti i bujqësisë, profesor Baki Dervishi thotë se kjo është mënyra më e mirë për të evituar jo thjesht provat e ndryshme me pesticidet, por për të garantuar prodhimin e më së shumti cilësinë e tij.

Plehu organik që po përdoret në Lezhë prodhohet nga mbetjet shtazore dhe duke qenë i sterilizuar nuk jep infeksione të tokës dhe nga ana tjetër i jep bimës ushqim natyral.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›