E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet papunësia në Spanjë dhe Indi

Madrit Kriza ekonomike duket se ka ndikuar në rritjen e papunësisë në Spanjë dhe në Indi. Numri i të papunëve është rritur përsëri shumë në janar në Spanjë duke prekur 3, 327 milionë persona, pika më e lartë që prej të paktën 12 vjetëve, njoftoi sot Ministria spanjolle e Punës. Numri i të papunëve është rritur me 198 838 persona në janar në krahasim me dhjetorin e vitit 2008, ose një rritje prej 6,35 për qind, mësohet nga një komunikatë e ministrisë. Në fund të janarit, Spanja kishte saktësisht persona të papunë ose një kuotë më të lartë që prej vitit 1996, kur filloi llogaritja e numrit të punëkërkuesve sipas kësaj metode.

Në Indi situate paraqitet po aq e vështirë. 1,5 milionë vende pune do të shkurtohen deri në fund të muajit mars në sektorët e eksportit, për shkak të pasojës së krizës ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. “Nëse konfirmohen të gjitha parashikimet, ka shumë të ngjarë që të humbim 500 000 vende të tjera pune deri më 31 mars pas shkurtimit të një milionë vendeve të punës që nga gushti i kaluar, deklaroi ministri G.K. Pillai në televizionin e informacioneve të pandërprera NDTV.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›