Ullishtat, PS akuza
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, e ka vlerësuar si fantazmagori projektin e qeverisë për shndërrimin e Shqipërisë në një vend me ullishte, duke i konsideruar si plane që kanë prapa qëllime korruptive. Sipas kreut socialist, projekti i qeverisë për ullinjtat përmban skema me korrupsion për dhurimin e tokave, duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha se i ka dhuruar prona miqve të tij.
“Dhënia me koncesion e tokës me një çmim qesharak prej 1 euro nga ana e qeverisë, duhet që kryeministri dhe ministri i Bujqësisë, të shpallin një procedurë konkurimi për të tërhequr oferta nga investitorë të vendeve të huaja, por përkundrazi ata kanë përdor një procedurë përjashtuese ”- tha kryesocialisti Rama. -theksoi kreu i selisë rozë Edi Rama, duke i kërkuar kryeministrit të vendit që të ndalë këtë skemë korruptive.
Më tej, Rama shtoi se Shqipëria tashmë është betonizuar, duke harruar se ai është kryetar bashkie në Tiranë, duke hedhur firmën për këtë betonizim. Në një plan të saj, qeveria synon mbjelljen e rreth 25 milion rrënjë ullinjve në të gjithë vendin.