PS: ‘Jo’ militantëve
Tiranë - Partia Socialiste ka kërkuar sot rikthimin për shqyrtim të vendimit të qeverisë për punësimin e militantëve. Në emër të grupit parlamentar të PS-së, deputeti Blendi Klosi deklaroi se kjo forcë politike ishte kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për punësimin e 1618 punonjësve me kontratë të përkohshme në administratë, Vendim ky që i jep mundësi 12 institucioneve kryesore në vend të rrisin organikën e tyre me punonjës shtesë.
“Ky vendim i miratuar në nisje të fushatës elektorale, vetëm 145 ditë nga dita e votimit, për ne është shumë shqetësues pasi i jep qeverisë së Sali Berishës, mundësinë të punësoi me qëllime të pastra militante, jashtë çdo kriteri te ligjit të shërbimit civil 1600 militantë të partisë në Pushtet.”-theksoi Klosi
Gjatë një konference për shtyp, deputeti socialist theksoi se me këtë vendim, qeveria do , të paguajë jashtë Ligjit të Buxhetit për Vitin 2009 , plot 1600 punonjës shtesë. “Ky vendim në mënyrë të habitshme i shton disa ministrive dhe buxhetit të taksapaguesve një numër të konsiderueshëm, mbi 300 punonjës shërbimi, nga të cilët në mënyrë shumë qesharake 59 pastruese shtesë në Ministrinë e Bujqësisë, apo 57 pastruese shtesë në Ministrinë e Punës”-tha Klosi.