Rritet pragu minimal i pikëve për fituesit
30/08/2010 Pranimet për 2010-ën do të realizohen vetëm me një raund, fituesit do të shpallen më 15 shtator
Në degët më të kërkuara diferenca ndryshon nga 100-400 pikë më shumë
Gara e pranimeve në universitete për 2010-ën, do të jetë edhe më e vështirë për shkak të rritjes së nivelit të pikëve që nevojiten për t’u shpallur fitues në një program të caktuar studimi. Ndonëse nuk janë publikuar ende të dhënat zyrtare, specialistët e arsimit theksojnë se ndryshueshmëria e pikëve do të jetë në trend rritës veçanërisht për fakultetet e kryeqytetit. Sipas analizave të bëra, konfirmohet se kjo rritje e pikëve do të jetë edhe më e theksuar në degët që rezultojnë të kenë fluksin më të lartë të kërkesave për studime. Diferenca e pikëve që do të nevojiten për t’u pranuar në këto degë do të pësojë ndryshime duke filluar nga 100 deri në 400 pikë, krahasuar me pikët e pranuara gjatë viteve të shkuara (sipas llojit të programit). Diferencë e cila do të jetë e dukshme edhe për këtë, për shkak të ndryshimeve në nivelin e rezultateve të arritura në të katër provimet e maturës. Kështu sa më e kërkuar të jetë dega, aq më shumë pikë do të duhen për t’u shpallur fitues. Në tabelën bashkangjitur shkrimit janë detajuar diferencat e pikëve për tri maturat e fundit: 2007, 2008 dhe 2009, të publikuara nga APRIAL-i. “Konkretisht, për degën e financës pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës kjo diferencë e pikëve është tepër theksuar. Kështu, në vitin 2007 fituesi i fundit është pranuar me 4876.30 pikë të realizuara në total nga matura shtetërore e atij viti. Një vit më pas fituesi i fundit kishte grumbulluar rreth 5459.60 pikë, pra rreth 400 pikë më shumë sesa një vit më parë. Pothuajse aq ka qenë edhe diferenca për pranimet e vitit të shkuar, kur fituesi ka pasur 5927.70 pikë. Në këto nivele është luhatur edhe diferenca e pikëve për programet e tjera të studimit”. Në datën 15 shtator APRIAL do të shpallë listat e fituesve, për në universitete dhe më pas do të nis procesi i regjistrimit.
Renditja e fituesve
Një kandidat mund ta shohë veten brenda listës së fituesve në disa programe studimi, por ai do të jetë fitues vetëm në atë program studimi që i takon preferencës së tij më të lartë në këtë grup preferencash. Në rregullore përcaktohet se fillimisht: “Kontrollohet preferenca 1, nëse aty jeni fitues, aty shpalleni për regjistrim në universitet. Nëse nuk jeni fitues në preferencën 1, kontrollohet preferenca 2 e kështu me radhë deri në preferencën 10. Shpalleni fitues në preferencën ku keni grumbulluar pikët e nevojshme (kjo preferencë mund të jetë sipas rastit preferenca e parë, e dytë, e tretë e kështu me radhë). Fitues jeni vetëm në një program studimi, në atë të preferencës më të lartë, edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera”. Po ashtu një tjetër kriter selektues është edhe nota mesatare. Në dhjetë programet më të kërkuara, si fitues të fundit janë pranuar nxënësit me mesataren mbi notën 8. Konkretisht bëhet fjalë për degët si Stomatologji, Farmaci, Mjekësi e Përgjithshme, Inxhinieri Ndërtimi, Informatikë, Informatikë Ekonomike, Drejtësi, Financë, Shkenca Politike, Inxhinieri Elektronike, Psikologji.
Programet me konkurs
Për programet e studimit të Akademisë së Arteve, Universitetit të Sporteve të Tiranës, për programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” të Universitetit të Shkodrës dhe të Universitetit të Elbasanit për programin e studimit “Arkitekturë” të Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe për programin e studimit “Pedagogji e specializuar” e Universitetit të Vlorës merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit. Për programet e studimit të mësipërme, përveç programit të studimit “Pedagogji e Specializuar” dhe “Arkitekturë”, nuk merren në konsideratë rezultatet e provimeve me zgjedhje në procesin e llogaritjes së pikëve.
Shpërndarja e kuotave për të gjitha programet e studimit
Pranimet për më shumë se 23 mijë studentë
Më shumë se 23 mijë studentë në të gjithë vendin do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve publike gjatë 2010-ës. Për vitin e ri akademik që do të çelet gjatë muajit tetor është rritur numri i kuotave të pranimit përkatësisht me 10 për qind më shumë se sa një vit më parë. Rritja e kuotave është aprovuar veçanërisht për degët më të kërkuara nga maturantët si ato me natyrë ekonomike apo informatike. Njëkohësisht me ndryshime është shoqëruar edhe struktura e shpërndarjes së këtyre kuotave në varësi të fakulteteve dhe llojit të programit. Lidhur me këtë shpërndarje vihet re se degët më pak të preferuara do të pasohen me një numër më të ulët kuotash se as ato të miratuara në vit më parë. Ndërkohë që është aprovuar edhe shtimi i kuotave në disa degë të veçanta me kërkesë të vetë maturantëve. “Kuotat këtë vit janë rreth 23500, pra 10 për qind më shumë se vjet. Struktura e kuotave këtë vit është disi më e ndryshme, ka risi, sepse duke u nisur nga kërkesat e nxënësve, ne kemi shtuar kuota në ato degë ku ka pasur më shumë interes dhe janë zvogëluar në ato degë ku nuk kishte interes. Struktura e re ka parasysh se kemi më shumë kuota në degët e ekonomisë ku ka më shumë kërkesa, menaxhimit, informatikës dhe në shkencat teknike”, është shprehur në lidhje me shpërndarjen e kuotave zëvendësministri i arsimit Halit Shamata. Sipas tij, shtimi i kuotave në këto degë lidhet dhe me kërkesat e tregut të punës. “Pak ka degë të tilla, të cilat gjatë viteve kemi parë se nuk ka preferencë, nuk ka treg pune dhe mendoj që kjo do të krijojë mundësinë që çështja e regjistrimit të përfundojë më shpejt dhe të mos mbeten kuota të pazëna”, shton zëvendësministri.
Kuotat e pranimeve për të gjitha Universitetet e Vendit
Universiteti i Tiranës
Fakulteti Ekonomik 1140
Administrim Biznesi 410
Financë Kontabilitet 410
Ekonomiks 60
Informatikë Ekonomike 60
Filiali Sarandë 100
Filiali Kukës 100
Histori- Filologji 370
Gjuhë-Letërsi 100
Histori 100
Gjeografi 100
Gazetari 70
Shkencat Natyrore 880
Informatikë 220
Kimi Industriale e Mjedisore 70
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 70
Kimi 60
Biologji 120
Matematikë 100
Inxhinieri Matemat . 80
Fizikë 80
Bioteknologji 80
Fakulteti i Drejtësi 700
Shkenca Sociale 600
Psikologji 100
Punë Sociale 100
Administrim në Punë Sociale 100
Sociologji 100
Filozofi 100
Shkenca Politike 100
Fakulteti Mjekësisë 350
Mjekësi e Përgjithshme 200
Stomatologji 70
Farmaci 60
Shëndet Publik 20
Fakulteti Infermierisë 600
Infermieri 250
Infermieri Kukës 80-100
Mami 60
Teknik Laboratori 50
Fizioterapi 50
Iamzheri 60
Logopedi 30
Gjuhët e Huaja 820
Anglisht 180
Gjuhë Angleze (Filiali Sarandë) 30
Gjuhë Angleze (Filiali Kukës) 30
Gjermanisht 110
Italisht 120
Frëngjisht 110
Spanjisht 60
Greqisht 60
Turqisht 60
Rusisht 60
Universiteti Politeknik
Inxhinieri Mekanike 150
Inxhinieri Mekanike ( Inxhinieri Navale)
Inxhinieri Metalurgji Materiale 60
Inxhinieri Tekstile dhe Mode 60
Inxhinieri ekonomike 80
Inxhinieri Elektrike
Inxhinieri Elektrike (Energjetike) 100
Inxhinieri Elektrike (Aut. Industrisë) 100
Inxhinieri Elektronike 100
Inxhinieri Informatike 100
Inxhinieri Telekomunikacioni 100
Inxhinieri Mekatronike 100
Inxhinieri Ndertimi 150
Inxhinieri Hidroteknike 100
Arkitekturë 120
Inxhinieri Matematike 150
Inxhinieri Fizike 150
Inxhinieri Gjeodet 100
Inxhinieri Mjedisi 100
Inxhinieri ne Shkencat e Tokes 100
Inxhinieri Gjeoinformatike 150
Inxhinieri i Gjeoburimeve 100
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznesi 150
Menaxhim Agrobiznesi(Fil.Lushnje) 40
Ekonomi dhe Politike Agrare 150
Finance-Kontabilitet(Filiali Lushnjë) 40
Mbrojtje Bimësh 100
Hortikulturë 100
Hortikulturë (Filiali Lushnjë) 40
Prodhim bimor 100
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 50
Akuakulturë dhe Peshkimi 50
Inxhinieri Agromjedisi dhe Ekologji 100
Teknologji Agroushqimore 100
Vreshtari-Enologji 50
Inxhinieri Pyjesh 80
Inxhinieri Përpunim Druri 80
Mjekësi Veterinare 100
Agromekanizim(Inxh.Agrare) 50
Agromekanizim(Inxh.Agr.Filiali. Lushnjë.) 40
Universiteti i Elbasanit
Histori-Gjeografi 70
Histori dhe Gjuhë Gjermane 70
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 70
Gjuhë - Letërsi 90
Gjuhë shqipe dhe frënge 70
Gazetari 60
Edukate Qytetare 80
Gjuhe Angleze 100
Gjuhe Frënge 70
Gjuhe Italiane 70
Gjuhe Gjermane 50
Cikli i Ulët 80
CU dhe Anglisht ne Ciklin fillor( Pogradec)
Cikli i Ulët Parashkollor 60
Edukim Fizik dhe Sporte 60
Matematikë( Matematikë- Fizikë) 100
Biologji - Kimi 100
Teknologji Informacioni 150
Punë Sociale 80
Filozofi-Sociologji 80
Psikologji 80
Administrim-Biznes 120
Ekonomia dhe E drejta 100
Finance-Kontabilitet 100
Universiteti i Gjirokastrës
Histori-Gjeografi 100
Gjuhë - Letërsi 100
Gjuhe Angleze 100
Gjuha italiane 50
Gjuhë letërsi dhe qytetërim grek 50
Cikli i Ulët 70
Cikli i Ulët Parashkollor 60
Matematikë- Fizikë 100
Biologji Kimi 100
Matematikë –Informatikë 150
Fizikë dhe Teknologji Informacioni 150
Teknologji Informacioni 200
Universiteti i Korçës
Histori-Gjeografi 50
Gjuhë – Letërsi 60
Gjuhë Letërsi shqipe dhe frënge 40
Gjuhe Angleze 60
Cikli i Ulët 40
CU dhe Anglisht ne Ciklin fillor( Pogradec) 50
Cikli i Ulët Parashkollor 30
Matematikë- Fizikë 60
Biologji – Kimi 50
Matematikë Informatikë 120
Teknologji Informacioni 120
Filozofi Sociologji 80
Infermieri e Përgjithshme 100
Mami (Infermieri) 40
Menaxhim 100
Finance-Kontabilitet 100
Turizëm (Menaxhim) 80
Turizëm, filiali Pogradec 60
Marketing 100
Teknologji e prodhimit bimor 60
Agroushqim(Inxh. Agronimike) 60
Menaxhim Agrobiznesi 60
Hortikulturë 60
Universiteti i Shkodrës
Histori 90
Gjeografi 90
Gjuhë – Letërsi 120
Gazetari dhe Komunikim 60
Gjuhe Angleze 60
Gjuhe Frënge 60
Gjuhe Italiane 60
Gjuhe Gjermane 60
Cikli i Ulët 70
Cikli i Ulët Parashkollor 60
Edukim Fizik dhe Sporte 60
Matematikë 100
Fizikë 100
Biologji – Kimi 80
Informatikë 150
Punë Sociale 60
Drejtësi 150
Infermieri e Përgjithshme 80
Mami (Infermieri) 80
Fizioterapi 25
Administrim-Biznes 120
Finance-Kontabilitet 120
Turizëm (Menaxhim) 100
Universiteti i Vlorës
Gjuhë – Letërsi 80
Gjuhë Angleze 80
Gjuhë italiane 60
Cikli ulët 40
Cikli i Ulët Parashkollor 40
Matematikë 100
Matematikë( Matematikë- Fizikë) 50
Fizikë 100
Biologji –Kimi 200
Aktuaristikë 100
Matematikë-Financë 100
Informatikë 200
Teknologji Informacioni 200
Shkencat Kompjutacionale 150
Shkencat Kompjuterike 200
Infermieri e Përgjithshme 100
Administrim-Biznes 120
Ekonomiks 100
Financë 120
Turizëm Menaxhim 100
Inxhinieri Navigacioni 70
Inxhinieri Navigacioni 70
Inxhinieri Mekanike 70
Inxhinieri Mekanike 70
Akademia e Arteve 200 kuota
Universiteti i Durrësit
Shkenca të Administrimit 250
Menaxhim Turizmi 150
Cikli i Ulët 50
Ekspert në Proceset e Formimit 70
Menaxhim Ndërtimi 30
Shk.të Administ.(Menaxhim Transporti)30
Mekanike(Teknologji Automobilash) 30
Drejtësi(Asistent ligjor) 30
Infermieri e Përgjithshme 30
Ndihmës dentist 30
Menaxhim Banka 30
Menaxhim Turizmi 30
Menaxhim i SME-ve 30
Universiteti i Sporteve 180 kuota