Xhaçka: Berisha të zbardhë rolin e Vokshit
27/08/2010 Kontrata koncensionare e HEC-it në Kardhiq
Partia Socialiste, në publikimet e saj për afera korruptive nën firmën e Kryeministrit Sali Berisha, u ndal dje në një tjetër akuzë lidhur me kontratat koncensionare. Ishte deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, e cila në deklaratën për mediat ngriti pikëpyetje mbi rolin e motrës tjetër Vokshi. Në këtë linjë në emër të PS-së i kërkoi sqarim kreut të mazhorancës mbi pozicionin e zonjës Vokshi. “Përveç Albana Vokshit që në kohën kur Kryeministri firmoste koncesionet ishte funksionare në kabinetin e Sali Berishës, cili është roli i motrës tjetër Vokshi, Mimozës, e cila kur Arjan Tartari dhe Albana Vokshi merrnin 6 hidrocentrale, punonte si drejtoreshë e privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë, që ka ushqyer me kaq shumë bukë lepurushi Arjan Tartarin dhe Albana Vokshin”, u shpreh deputetja e PS-së. Njëkohësisht Xhaçka i kërkoi Berishës të shpjegojë faktin se “nga gjithçka që i quan investime të mëdha, dalin në fakt lepujt e mëdhenj të korrupsionit qeveritar në dëm të ekonomisë shqiptare, dalin në pah emra personazhesh të lidhur ngushtësisht me familjen në pushtet dhe pushtetin e familjes”.