E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet “shpërblimi” për vrasjen e shkrimtarit britanik

Mediat iraniane raportojnë se një fondacion islamik ka rritur shpërblimin për vrasjen e shkrimtarit britanik, Salman Rushdi.

Rritja e shumës nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë thuhet të jetë përgjigje ndaj ofendimeve të Profetit Muhamed në filmin “Pafajësia e Myslimanëve”, të prodhuar në SHBA.

Fondacioni “15 of Khordad Foundation” ka thënë se nëse Rushdi “do të ishte vrarë për blasfemi”, filmi që ka shkaktuar protesta në Lindjen e Mesme, “nuk do të bëhej kurrë”.
 

Kreu i këtij fondacioni, kleriku Hasan Sanei, ka thënë se do të paguajë për këdo që zbaton “fatëan” (dënimin me vdekje) kundër Rushdiut, të lëshuar më 1989 nga lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për shkak të librit “Vargjet e Satanit”.
 

Shumë myslimanë, librin e Rushdiut e konsiderojnë si blasfemi, për shkak të fyerjeve që i ka bërë Kuranit dhe Profetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›