E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritet shqetësimi për kërcënimin e sëmundjeve infektive në Gaza

Me zhvendosjet masive të fundit në jug të Gazës, përhapja e sëmundjeve është intensifikuar sipas raporteve nga agjencitë e OKB-së. Strehimoret janë të mbipopulluara, higjiena personale është e vështirë, ilaçet janë në mungesë dhe sistemi i kujdesit shëndetësor është i mbingarkuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbetet “shumë e shqetësuar për kërcënimin në rritje të sëmundjeve infektive” dhe se në tre muajt deri në mes të dhjetorit, ajo regjistroi:

rreth 180,000 raste të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes

136,400 raste të diarresë (gjysma e tyre te fëmijët nën pesë vjeç)

55.400 raste me morra dhe zgjebe

5330 raste të lisë së dhenve

42,700 raste të skuqjes së lëkurës (përfshirë 4,722 raste të impetigos)

4683 raste me Sindromën e Verdhës Akute; dhe 126 raste me meningjit.

Dje, në koordinim me Izraelin, Unicef thotë se ka dorëzuar 600,000 vaksina në Gaza.

Ato do të përdoren për imunizime rutinë pasi shumica e fëmijëve nuk kanë marrë vaksinat e planifikuara gjatë luftës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›