Rrumbullaku: Asnjë prej punonjësve të policisë s’e pranon se ka pasur Sky ECC apo Encro Chat

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se në formularin drejtuar punonjësve të policisë asnjëri prej nuk ka pranuar se ka pasur Sky EÇ apo EncroChat.
Këtë deklaratë Rrumbullaku e bëri gjatë takimit me gazetarët teksa foli për punën e policisë përgjatë viti 2023.
Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, për këto formularë ka nisur edhe një analizë për secilin prej efektivëve.
Ai u shpreh se ashtu si kreu i Spak Altin Dumani, ata kanë informacione të sakta për sa i përket përdorimit të Sky EÇ apo EncroChat.
Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari. Në SPAK janë disa dosje me të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.
Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme po verifikon pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit, emrat e të cilëve shfaqen në operacionet e fundit të SPAK.
/rtsh.al/