E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet tensioni mes Irzaelit e Hezbollah

Ushtria izraelite ka ndermarre nje numer sulmesh ajrore kunder disa godinave ne Rripin e Gazes. Burimet izraelite thane se kane goditur nje kompleks sigurie te Hamasit ne Gaza dhe disa tunele qe perdoren per furnizim me arme nga Egjipti, por nuk ka patur asnje viktime. Sulmet erdhen pas plagosjes se tre izraeliteve, nje prej te cileve civil nga sulmet me raketa nga Gaza. Vete kreu i sherbimit sekret Izraelit tha se sulmet me raketa nuk jane kryer nga militante te Hamasit, por nga grupe te tjera radikale qe synojne rifillimin e luftimeve. Ai akuzoi militante te Hezbollahut. Nderkaq nje delegacion i Hamasit ka vizituar Iranin duke u takuar me presidentin Ahmadinexhad. Burime ende te pakonfirmuara bejne me dije se levizja integraliste ka pranuar nje armepushim 1 vjecar te shtetit Hebre. Ne Kajro pritet qe diten e sotme presidenti palestinez Mahmud Abaz te takohet me presidentin egjiptian Hosni Mubarak , i cili po tenton te binde Hamasin dhe Fatahun te firmosin marreveshjen e paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›