Bakojani viziton rajonin
Ministrja greke e Puneve te Jashtme, Dora Bakojani fillon diten e sotme nje vizite ne Begrad dhe Prishtine, si pjese e turneut te saj neper vendet e Ballkanit dhe ne rolin e kryesueses se radhes se Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope . Bakojani do te takohet me presidentin serb Boris Tadiç, me kryeministrin Mirko Cvetkoviç, me shefin e diplomacise Vuk Jeremiç, me ministrin per Kosoven, Goran Bogdanoviç si dhe me perfaqesues te organizatave joqeveritare.Diten e marte, Bakojani do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Prishtine, ku ndodhet nje nga misionet me te medha te OSBE-se.
Me 1 janar 2009, Greqia mori kryesimin njevjeçar te radhes te OSBE-se.