E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm kamikaz ne Afganistan, 21 police te vdekur

Nje sulm kamikaz shkaktoi vdekjen e 21 policeve ne pjesen jugore te Afganistanit,njoftoi forca e sigurise.
Trupat e policise ndodheshin ne nje ndertese ne provincen Uruzgan, kur militanti kamikaz hyri ne godine dhe shpertheu eksplozivin qe mbante ne trup. Sulmi i sotem ishte me i rendi kundrejt trupave policore gjate muajve te fundit ne Afganistan, ku rebelet talebane kane filluar sulmet me bomba neper rruge kunder trupave afgane dhe atyre shumekombeshe ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›