E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet tensioni ndermjet Tokios dhe Pekinit

Sërish tension ndërmjet Japonisë dhe Kinës për ishujt Senkaku, të kontrolluara nga Tokio por që pretendohen nga Pekini. Një flotë e përbërë nga përfaqësues të një grupi nacionalistësh japonezë është nisur për në zonë pasi tetë anije të marinës kineze janë futur në ujërat territoriale të arqipelagut. Ishujt Diaoju, por sipas kinezëve Senkaku, janë bloerë kohët e fundit nga qeveria e Tokios nga një provat. Kjo ka qenë dhe arsyeja e rindezjes së tensioneve mes dy vendeve. Por ajo që ka shtuar dhe më shumë pakënaqësinë e Pekinit ishte dhe vizita e disa parlamentarëve japonezë në Jasukuni për të nderuar heronjtë e rënë për atdheun. Për Pekinin ky vend përfaqëson simbolin e të kaluarës ushtarake të Japonosë në mënyrë të vecantë pushtimin e Kinës në periudhën 1930 – 1945.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›