Zyrtarizohet Aleanca per Punesim Mireqenie dhe Integrim
E djathta e nis këtu betejën drejt 23 qershorit si Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim.
“Mirëqenia, pa diskutim është atribut i merituar i çdo qytetari. Në një shoqëri të lirë nuk ka të varfër për shkaqe të tij. Të varfrit kudo që ndodhen kanë si shkak mbështetjen e pamjaftueshme nga shoqëria dhe nga qeveria. Beteja jonë për mirëqenien do të jetë beteja më e fuqishme që ne kemi zhvilluar ndonjëherë. Ne jemi optimistë, ne jemi të sigurtë në objektivin tonë, sepse është ky program vlerash i spektrit të partive tona që ka bërë të mundur që në 21 vite në Shqipëri,si në asnjë vend tjetër të Evropës dhe më gjerë, prodhimi i brendshëm të rritet, jo 5, 6 apo 7 por të rritet 11 herë.
Mekanizmi ynë është liria. Ne, në këto vite çdo gjë që kemi bërë, kemi patur një synim të zgjerojmë lirinë e individit. Pasioni ynë kryesor është liria. Do të bëjmë gjithçka që qytetarët e lirë të këtij vendi të kenë hapësira për të krijuar mirëqenien për vete, familjen dhe shoqërinë shqiptare”
Tek integrimi u ndal më shumë kryetari i Partisë Demokratike. Është projekti kombëtar si bërthamë e asaj që e quan si aleanca më e gjerë e vlerave. Vjen si kundërpëgjigje ndaj bllokimit të opozitës e kritikuar të martën nga partnerët në SHBA dhe BE-sikyundër u shopreh kryeministri
“Sot, në Washington, në një konferencë nga më seriozet do të deklarohej botërisht se opozita shqiptare për qëllime politike bllokon procesin e integrimit të vendit të vet dhe të popullit të vet në BE.
Sot, në Luksemburg, në mënyrë të përsëritur u deklarua se janë tre ligje që nuk u votuan, ato që bllokuan statusin e Shqipërisë për në BE. Nuk ndodhi askurrkund, ndodhi vetëm në Shqipëri seshe udhëheqja e sotme e PS ka për platformë, ka për program të vërtetë, testamentin e etërve të vet. Atëherë kjo rrethanë ishte një thirrje, ishte një apel për të gjithë këta zotërinj që janë të ulur sot këtu, të bashkohemi për të bërë çdo gjë, për ta avancuar integrimin e Shqipërisë në BE”.
Kërkoi një fushatë qytetare dhe për qytetarët. Si kryetar koalicioni është shumë i qartë tek objektivi që ka.
“Ftesa ime për qytetarët shqiptarë, këtë periudhë që kemi përpara le të angazhohemi të gjithë në fushatën elektorale, qytetare, më intensive, më të vendosur në tërë historinë e këtij vendi. Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka patur një Aleancë të tillë të bashkuar, siç ka sot dhe të gatshme për të çuar vendin drejt një mandati të ri, drejt një fitoreje të shkëlqyer, më 23 qershor që vjen.
Edhe njëherë duhet të dashur aleatë t’u falënderoj me shumë respekt dhe mirënjohje të shpreh besimin tim të madh se energjia, përkushtimi, devocioni, vendosmëria e forcave tona polikë te bashkuara në një aleancë të vetme do të garantojë një fitore të thellë, të shkëlqyer, do të përsërisë vitin ‘92 , vitin në të cilin ne hapëm së bashku rrugën e lirisë për shqiptarët”.
Për ata që shohin numrin e partive në dey koalcionet e mëdha, Berisha ka një përllogaritje me të cilën përligj aleancën e tij, ndonëse më të vogël në numër se ajo e opozitës.
“Unë jam i sigurtë se 23 qershori do të jetë përgjigja më e shkëlqyer e shqiptarëve për axhendën e vet europiane.
Sot, ne bashkohemi dhe dua tu informoj këto, se nga 35 parti që morën pjesë në zgjedhjet e 2009, 25 prej tyre janë të pranishme në këtë podium, parti me histori të qartë elektorale, kundrejt halave dhe ngjalave te aleancës tjetër”.
Në emër të Partisë Demokratike, Ridan Bode lexoi deklaratën e marrëveshjes së koalicionit të djathtë, duke e vënë theksin në 3 parimet kryesore mbi të cilat është ngritur kjo aleancë.
“Ne angazhohemi në parimin e një Shqipërie europiane përmes 3 shtyllave kryesore, punësim, mirëqenie dhe integrim. Ne jemi të bashkuar për të arritur këto synime për qytetarët. Ne nënshkruesit e kësaj marrëveshje qëndrojmë të bashkuar në besimin tonë se më shumë vende pune dhe paga më të larta janë thelbësore për një Shqipëri europiane.” – deklaroi Bode.
Mbyllet me shtrëngimë duarsh. Faza e parë është kryer, pas kësaj secili aleat pret firmosjen e marreveshjeve dypalëshe. Ata të përhershmit dhe me numrin më të madh të votave si republikanët e mediut apo demkristianët e Ndokës i kanë kërkuar të paktën një vend deputeti në listë e demokratëve. Besojnë se do ta marrin dhe kështu thonë se do të motivojnë fushatat respektive për mbledhjen e votave në gjithë vendin për koalcionin