E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhonatan Mur hedh poshte deklaratat e Uidhers

Ecuria e përgatitjes së zgjedhjeve politike të 23 qershorit në Shqipëri ëshëe diskutuar në Uashington, në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan. Në këtë takim mori pjesë dhe Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore, që pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë. Ai ka kërkuar që të mos shtyhen zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa shtoi se SHBA dhe institucionet e tjera që merren me zgjedhjet do të kenë vëzhguesit e tyre të angazhuar në këto votime. Në fund të seancës, ka ndërhyrë edhe ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John Uidhers, i cili ka deklaruar se mazhoranca në Shqipëri do të vjedhë këto zgjedhje. Por Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore ka replikuar, duke kujtuar se pak ditë më parë ka takuar edhe Ramën edhe Metën dhe asnjeri prej tyre dhe askush nga opozita në Shqipëri nuk ka shfaqur një shqetësim të tillë, përkundrazi kanë deklaruar se do t’i fitojnë zgjedhjet. Mur u shpreh gjithashtu se opozita me mosvotimin e tre ligjeve, ka bllokuar për qëllime politike integrimin e vendit në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›