Çelet ekspozita “Fëmijët pas telave me gjemba”

Regjimi totalitar në Shqipëri, praktikoi një sistem i cili nuk e kurseu represionin as ndaj të miturve. Pavarësisht se kodi penal nuk e lejonte burgosjen e tyre, por rehabilitimin në qendra edukimi, shumë të mitur vuajtën dënimin në burgjet famëkeqe të ngritura nga regjimi komunist.
Ekspozita “Fëmijët pas telave me gjemba”, vjen si një homazh për fëmijët që vuajtën dhe dhunën dhe shtypjen e regjimit komunist. Ajo realizohet në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në “Ditët e Kujtesës”.
Statistikat për fëmijët e internuar nuk janë të plota, pavarsisht përpjekjes së bërë pas rënies së regjimit komunist. Sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti i Studimeve për Krimet e Komunizmit në këtë ekspozitë në vitin 1947, në kampin e Krujës dhe të Beratit ishin të internuar 895 persona, prej të cilëve 372 fëmijë. Vetëm një vit më vonë, në 1948 ishin të internuar 714 persona, prej të cilëve 230 fëmijë.
/ rtsh.al /