E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e eksporteve dhe punesimi prioritetet e LSI

Nxitja e eksporteve shqiptare paraqitet si një ndër prioritetet e LSI. Gjatë një vizite në një kompani të përpunimit të sallamit në Lezhe, kreu i LSI, Ilir Meta, e ka cilësuar këtë industri të re në vendin tonë, por që mund të ketë sukses në tregjet ndërkombëtare nëse merr mbështetjen e duhur.

“Tashmë prioriteti për të nxitur eksportet duhet të jetë një prioritet kryesor për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme, për të rritur konkurrueshmërinë të ekonomisë sonë dhe të kompanive tona dhe si një burim punësimi për komunitetet.
Ndaj edhe interesimi im, dhe i kolegëve të tjerë është gjithmonë edhe në rritje për të mbështetur këtë industri përpunuese në vendin tonë për të krijuar lehtësira më të mëdha për eksporte nga vendi ynë drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe në tregjet ndërkombëtare”

Për kreun e LSI, krijimi i një klime më të favorshme biznesi është sukses jo vetëm për ekonominë por edhe për krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›