E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne Shqiperi 1300 femije nuk ndjekin shkollen

Paraditen e kësaj të shtune kryeministri Sali Berisha e ka shfrytëzuar për një bashkëbisedim me gjimnazistët e kryeqytetit në ambjentet e Muzeut Kombëtar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve kryeministri Berisha premtoi se në katër viette e ardhshme arsimi dhe projekti dixhital do të jenë prioriteti më i madh.

Duke u bazuar në regjistrin e të dhënave Berisha informoi se në Shqipëri ka 1.300 fëmijë analfabetë.
"Vijmë tek anafalbetizmi. Ne kemi një regjistrim, dhe ai tregon si drita e diellit që në Shqipëri ka 1.300 fëmijë që nuk ndjekin shkollën. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka të marrin shkrim dhe këndim"- tha ai.

Për nxënësit që varfëria i detyron të mos ndjekin shkollën kreu i qeverisë ka premtuar mikrokredi për biznesin social.
“Shkollimi mekanizëm kryesor për t’i nxjerrë njerëëzit nga varfëria” u shpreh ai.
Ndërsa ka theksuar rëndësinë e zhvillimti të arsimit publik, Berisha shtoi se synim i qeverisë mbetet nxitja e sektorin privat, duke u ofruar atyre troje falas për ndërtimin e shkollave.

“Publik dhe jo publik rëndësi thelbësore ka financimi. Ne do bëjmë gjithçka për stimulimin e sektorit privat, ne do kalojmë shumë shpejt në parlament ligjin, tokë për shkolla, ne do i ofrojmë biznesmenëve troje falas për ato që duhet të hapin shkolla”-vijoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›