E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, eksploziv një minimarketi pranë zonës së plazhit

DURRES - Një sasi eksplozivi është vendosur në një mini-market në zonën e plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit.

Korrespondenti ynë në Durrës, Artur Korriku informon se shpërthimi ndodhi pranë ish-postës së Policisë në orët e para të mëngjesit.

Nga shpërthimi s'ka të lënduar por banorët janë tronditur për shkak të zhurmës. Ka pasur vetëm dëme materiale.

Ekspertë të krimit të pronës po marrin në pyetje pronarët e dyqanit si dhe persona të tjerë të cilët mund të zbardhin dhe motivin e këtij shpërthimi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›