E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e mireqenies nga puna dhe jo nga borxhet

Nga Arben Malaj
Rritja ekonomike e larte dhe e qendrueshme rritja e punesimit dhe rritja e mundesive te barabarta mund te sjellin rritje te mireqenies. Spiralja e rritjes se cmimeve te pasurive nga rritjet e blerjeve me kredi dhe tendenca per te blere sa me shume me qellim rritjen e fitimeve ka gjithnje nje fund te hidhurFlluskat e cmimeve qe fryhen shume dhe shpejt shume nje dite do te plasnin cmimet do te binin menjehere huamarresit e gezuar do te shnderroheshin brenda nates ne borxhlinj te keqij te bankave. Kur analizon shkaqet e krizes globale kupton se nje nga faktoret kryesore ka qene rritja e borxheve rritja e mireqenies e mbeshtetur jo nga te ardhurat e krijuara nga puna por nga kredite. Borxhet e rritura pabarazia e rritur dhe perqendrimi i pasurise ne pak individe do te influencojne zhvillimet e ardhshme sociale dhe politike. Sot po analizohen risqet e cdo vendi jo thjesht nga permasat e borxhit publik borxhit qe qeverite kane ndaj bleresve te bonove te thesarit por edhe shkalla e borxhit qe kane kompanite private dhe konsumatoret e tyre ndaj bankave. Spanja para pak kohe vleresohej per shkallen e kontrolluar te borxhit publik por kishte shume te larta borxhet e kompanive private dhe konsumatoreve ndaj bankave. Rritja e kerkeses e ushqyer nga rritja e kredise rriti artificialisht cmimet duke nxitur marrjen e kredive me shpresen se rritja e cmimeve do te ishte e perhershme dhe ata do te pasuroheshin nga shitja ne nje kohe te dyte e pasurive te patundshme.
Rezultati final ishte numri i madh i viktimave te pasurimit nga rritja e kredive i cili do te arrinte ne miliona persona. Humbjet e bankave dhe kostot ne kurriz te taksapaguesve jane qindra miliarde dollare.
Fenomeni i flluskave te cmimeve qe fryhen nga kerkesa e deformuar e blerjeve te ushqyera jo nga rritja e te ardhurave te konsumatoreve por nga rritja e huamarrjes eshte nje fenomen qe preku jo vetem SHBA-te. Qeveria duhet te kuptoje se nuk mund ta shese si sukses te saj rritjen me ritme te larta te marrjes se huave nga investitoret dhe konsumatoret shqiptare. Qeveria duhet te mbaje parasysh se rritja e pasurise qe vjen nga rritja e borxheve eshte nje risk potencial jo vetem mbi qytetaret shqiptare dhe kompanite private por edhe mbi gjithe ekonomine tone. Rritja e borxheve rrezikon seriozisht nje numer gjithnje e me te madh familjesh dhe biznesesh. Efekti pozitiv i rritjes se sektorit financiar nuk duhet pare ne perqindjet e rritjes se kredidhenies nga njeri vit ne tjetrin por ne efektivitetin e tij dhe ne rritjen e produktivitetit ne ekonomine e cdo vendi ne teresi. Modeli me i mire i rritjes se mireqenies se cdo shqiptari duhet te jete mirarsimimi cilesia e shendetit dhe ambientit duhet te jete rritja e lirive heqja e pengesave te zhvillimit nga korrupsioni dhe kapja e shtetit do te jete ndalimi i keqperdorimit te administrates publike dhe financave publike. Rritja ekonomike do te kerkoje nje strukture te permiresuar taksimi duke i dhene me shume stimul punesimit dhe jo thjesht uljes se taksave ne teresi. Kur ulja e taksave nuk kompensohet nga rritja e te ardhurave per shkak te rritjes se larte ekonomike ajo shnderrohet nga nje takse e ulur ne nje borxh i rritur. Ulja e taksave nuk duhet te bazohet ne politikat perjashtimore por ne nje raport me te mire midis taksimit te kapitalit punes dhe konsumit.
Ne duhet te rrisim kerkesen totale ne ekonomine tone si nga rritja e kerkeses se brendshme ashtu dhe nga rritja e eksporteve. Investimi ne ekonomi qe duhet te ushqeje me mire rritjen ekonomike duhet te vije nga rritja e suksesit dhe jo thjesht nga lehtesite fiskale. Kjo e ben rritjen dhe cilesine e investimeve me te mire dhe me te qendrueshme. Skemat e mikrokredise skemat e financimit qe ndajne riskun e kredimarrjes midis huamarresit dhe bankave duhet te jene ne qender te cdo strategjie te nxitjes se punesimit nepermjet ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Rritja jone ekonomike duhet te ushqehet me mire nga nje sistem mikrokredie dhe financimi per te rritur punesimin kjo strategji mund te prodhojne efekte pozitive me mire se politikat perjashtimore apo preferenciale ne aplikimin e taksave dhe tatimeve ne vendin tone. Receta me e mire perballe sfidave te krizes dhe rritjes se mireqenies rekomandon per cdo vend rritjen e rritjes ekonomike qe sjell rritje punesimi dhe jo rritjen e kredive/borxheve te qeverive apo te individeve.
Gazeta Panorama

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›