Rritja e pagave dhe pensioneve, Berisha: Marrëveshja me FMN parashikon mbajtjen e borxhit nën kontroll jo “mos rritjen e pagave”

Mbledhja e Qeverisë ditën e sotme ka pasur në epiqendër: “Rritjen e pagave dhe pensioneve”. Me këtë kryefjalë e ka nisur kryeministri Berisha mbledhjen e qeverisë, duke siguruar gjithë qytetarët se qeveria është e vendosur të rrisë pagat e pensionet dhe se për këtë nuk ka asnjë marrëveshje me FMN-në që do mund ta frenonte.
“Qeveria do të rrisë pagat e pensionet. Rritja e pagave e pensioneve politik e domosdoshme, është një investim në burimet njerëzore”- tha kreu i qeverisë. Ai nënvizoi se gjithë këto vite janë dyfishuar pensionet e ulëta dhe se do të vazhdohet me përparësi rritja e pagave e pensioneve dhe e konsideroi këtë një lajm të veçantë.
Kryeministri tha se Shqipëria, modeli i saj ekonomik përballoi me sukses pasojat e krizës. “Nuk la dyshim që pasojat e krizës janë ndjerë në ekonominë shqiptare, por ato nuk kanë arritur të kthen ne recension”- tha Berisha. Sipas tij, është arritur të rriten pagat mesatare gati me dy fish. Rroga mesatare ka qenë 230 dollarë është sot 520 dollarë. Është rritur mbi 100 % rroga mesatare, janë dyfishuar rrogat e ulëta. Berisha tha se ne shpenzojmë për rroga 6% të GDP-së dhe se vendi ynë ka një meritë të jashtëzakonshme për reformat. “Ekonomia po rritet se ne kemi krijuar lehtësitë më të mëdha fiskale. Investimet e huaja kanë njohur rritje 10 herë, turizmi po ashtu është zhvilluar, të gjitha këto kanë bërë që modeli ekonomik i Shqipërisë të funksionojë”- nënvizoi kreu i qeverisë Berisha. Ai ka hedhur poshtë të gjithë hamendësimet se Qeveria po anashkalon FMN-në. “Të gjitha komentet që bëhen se qeveria s’po dëgjon FMN-në janë trillime. FMN e ka bërë të qartë suksesin e Shqipërisë, suksesin e reformave ekonomike në Shqipëri. Në treguesit makroekonomikë, si borxhi, inflacioni dhe deficiti buxhetore, luajaliteti dhe vendosmëria e qeverisë është absolute për t’ju përmbajtur treguesve të shpallur. Ne nuk rrisim borxhin, ndaj bëjmë një rishikim të buxhetit. Borxhi nuk do të rritet. Ne me FMN-në kemi firmosur një marrëveshje për mos rritje të borxhit, jo për mos rritje pagash. Ndaj ne nuk po shkelim dhe nuk do të shkelim asnjë marrëveshje, ne nuk po shkelim ndonjë marrëveshje për rritje taksash”- deklaroi kryeministri Berisha. Ai tha se marrëdhëniet e qeverisë me FMN-në janë shumë të mira dhe se FMN është një partner i shkëlqyer. “Borxhi do të mbahet nën kontroll, por pagat e pensionet do të rriten”- tha Berisha. Më tej ai tha se do të rriten investimet, do të ndërtojmë infrastrukturë moderne, do të ndërtojmë telekomunikacion modern. Ne kemi nevojë për biznesit dhe nuk mund të rrisim taksat për ta. Urbanizimi i vendit do të rritet. Niveli i papunësisë po ulet. Ai tha se shkurtimet në buxhet do të bëhen, por nuk mund të preken pagat e pensionet.
...