E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e temperaturave


Ndryshimi i klimës, gjatë viteve të fundit, ka bërë që vendi ynë të karakterizohet nga një dimër më i butë, pranverë më e ngrohtë, vjeshtë më e thatë dhe një verë e nxehtë.

Ndryshimi i temperaturave, i shoqëruar edhe me rritje të nivelit të detit pritet të sjellin  probleme në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit. Ekspertët e Ministrisë së Mjedisit kanë saktësuar se nëse nuk do të investohet seriozisht gjatë 14 viteve të ardhshme  bujqësia do të jetë sektori më i prekur nga katastrofat natyrore.  

Tokat dhe kultivimi i kulturave të ndryshme do të pësojnë dëme të mëdha. Rritja e temperaturës do të bëjë që Turizmi2011, turizmi në shifraZbulohet mozaiku i ApollonisëTurizëm me qiri, pushuesit e huaj lënë Ksamilin drithërat të korren më shpejt dhe mungesa e ditëve të ftohta gjatë periudhës dhjetor-janar mund të reduktojë efektet e zhvillimit të shpejtë të bimëve që rriten në temperatura të ftohta dhe si rrjedhojë do të zgjatet pjesa e parë e sezonit të kultivimit për grurin dimëror.

Ndryshimi i temperaturave do të ndikojë edhe në turizëm. Shqipëria në vitet e ardhshme do të jetë e orientuar drejt turizmit malor. Turizmi bregdetar do të preferohet më shumë në fund të pranverës dhe në fillim të vjeshtës. Rritja e nivelit të detit do të ndikojë në zhdukjen e disa plazheve dhe në krijimin e të rejave. Me rritjen e përllogaritur të temperaturave në verë, nga 2,8 në 5,6°C, pritet që turizmi të orientohet natyrshëm drejt maleve ose liqeneve, në vend të plazheve.

Nga ana tjetër, rritja e nivelit të detit në Shëngjin, mund të rrezikojë seriozisht ndërtimet turistike në këtë zonë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Shqipëria në terr statistikor
Instat ngrin treguesit e rritjes ekonomike në kohë krize
Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur
Kakavijë, ndalohen 10 kilogramë marijuanë
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›